E-Diaspora

Doktor Kristo Papas mbledh donacione për t’i operuar fëmijët nga Kosova e Shqipëria

Doktori i zemrës, Kristo Papas, i cili jeton në Zvicër, ka krijuar një fond për të mbledhur donacione për fëmijët që nuk kanë asnjë mundësi t’i kryejnë trajtimet e intervenimeve, apo të udhëtojnë për t’u shëruar shkruan albinfo.ch.

Në një njoftim në “Facebook”, Papas ka njoftuar se ka filluar iniciativën për të mbledhur fonde për fëmijët që vijnë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, që nuk kanë kushte për t’u shëruar.

Ai thotë se fëmijët duhet të kenë të paktën një mundësi për të mbijetuar nga sëmundjes e zemrës, dhe sëmundje të tjera.

Një gjest që është përshëndetur edhe nga të tjerët, që e kanë uruar për këtë iniciativë.

Fëmijët nga Ballkani shpesh kanë pasur probleme të tilla, ku përveç sëmundjeve është dashur të ballafaqohen edhe me telashe të tjera, si shpenzimet e udhëtimit, apo edhe të trajtimit të sëmundjes së tyre.

Linku i donacionit