CH-Ballkani
Donatorët nga diaspora bëjnë me banesë një familje në Vushtrri
Banesa ka kushtuar 28 mijë euro dhe kanë kontribuar mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Anglia, Belgjika, Suedia e Amerika, por edhe vendorët
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” po vazhdon me misionin duke kontribuar për familjet që kanë nevojë.
Kjo shoqatë në rrjetet sociale ka njoftuar se familja Brahimi është bërë me banesë të re në Vushtrri.
“E dhuruam një banesë të re në Vushtrri. Banesa është 70 metra katror, ka kushtuar 28 mije euro dhe është e mobiluar komplet. Familja që u befasuar është e Bashkim Brahimit nga Vushtrria, familje 6 anëtare me kryefamiljarin e paralizuar. 36 vite herë në një derë dhe herë në tjetrën, sot u gëzuan me banesë të re”, thuhet në njoftimin e tyre.
Banesa ka kushtuar 28 mijë euro dhe kanë kontribuar mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Anglia, Belgjika, Suedia e Amerika, por edhe vendorët.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove












