Zhvillim
Donatorët nga diaspora bëjnë me shtëpi edhe një familje në Gjilan
Milaim Jashari, kryetar i shoqatës “Feniks” nga Ferizaj, theksoi se në ndërtimin e kësaj shtëpie kanë kontribuar disa donatorë, duke njoftuar se gjatë këtij viti, kjo është shtëpia e 13 që po ndërtohet nga kjo shoqatë
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët, ka filluar ndërtimin e shtëpisë për nënën vetë-ushqyese, Lumnije Rulani, e cila prej një dekade ka jetuar në gjendje të rëndë të banimit, njofton komuna e Gjilanit.
Donatori Sali Avdullahi, i cili ka folur në emër të Vezir Januzit, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për përkujdesjen për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë, ndërkaq ka apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të jenë solidar me familjet skamnore, përcjell albinfo.ch.
Milaim Jashari, kryetar i shoqatës “Feniks” nga Ferizaj, theksoi se në ndërtimin e kësaj shtëpie kanë kontribuar disa donatorë, duke njoftuar se gjatë këtij viti, kjo është shtëpia e 13 që po ndërtohet nga kjo shoqatë.
Fjalë pak dhe tepër e emocionuar ka qenë zonja Lumnije Rulani, e cila ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për përkujdesjen si dhe donotarët, bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botë.
“Unë sot po ndihem shumë rahat pasi kam vuajtur nëntë vite duke qëndruar në shtëpi të huaja e me qira. Unë jam nënë vetë-ushqyese, jetoj me vajzën 11 vjeçare. Faleminderit shumë kryetarit dhe donatorëve”, tha ajo.
Ndërkohë, që prej organizimit të mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” nga ana e kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014, kjo është shtëpia numër 44 që po ndërtohet, kurse me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po rinovohen sipas kërkesave të qytetarëve.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë