Lajme
Donatorët përgjysmuan fondet për Kosovën
Donatorët kanë përgjysmuar ndarjet e tyre financiare për Kosovën ndërmjet periudhës janar-shtator të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan “Koha Ditore”. Deri më 30 shtator Kosova ka pranuar 7 milionë e 772 mijë euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve, derisa në fundin e shtatorit të vitit 2010 vlera e granteve të pranuara nga donacionet arrinte në 15 milionë e 314 mijë euro.
Raporti i hartuar nga Ministria e Financave tregon se disa nga institucionet ndërkombëtare të cilat në vitet e kaluara kanë qenë shtylla kryesore e ndarjes së fondeve në formë të donacioneve, kanë minimizuar ose ndërprerë në tërësi dhënien e mjeteve për Kosovën. Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) nuk i ka dhënë asnjë cent Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti. Në periudhën e njëjtë të vitit 2010, ky institucion ndërkombëtar ka ndarë për vendin 165 mijë euro në formë të donacioneve.
Njësoj sikurse ICO-ja ka vepruar edhe Kryqi i Kuq, Qeveria e Belgjikës, organizata “Save the Children” dhe UNMIK-u. Kosova ka përfituar vetëm 531 milionë euro nga donatorët që nga mbajtja e konferencës në korrik të vitit 2008, ndonëse ishte paraparë që të vinin 694 milionë euro. Konferenca e donatorëve e mbajtur në korrik të vitit 2008, nuk ia solli Kosovës të gjitha paratë e premtuara dhe të zotuara nga vendet, kryesisht ato evropiane.
Tabelat e hartuara nga Ministria e Integrimeve tregojnë se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është donatori kryesor për Kosovën. Nga ky institucion Kosova ka pranuar 192 milionë euro deri më tani, ndonëse ishin zotuar vetëm 75 milionë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut” Takimi u mbajt në Dyseldorf ndërsa u zhvillua diskutim i drejtpërdrejtë dhe strategjik mbi këtë temë... -
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët zviceranë të shqetësuar për mashtrimet kibernetike me inteligjencën artificiale Një pjesë e madhe e popullsisë zvicerane ka frikë nga një rritje e mashtrimeve kibernetike përmes... -
Një aeroplan i vogël u rrëzua në kantonin e Bernës -
Një burg për gra në Zvicër dëshiron të integrojë më mirë jetën familjare -
Zvicër: Numri i urgjencës 142 do t’u përgjigjet viktimave të dhunës në familje nga 1 maji -
Pse të folurit e gjermanishtes standarde mund të jetë problem në Zvicër












