Lajme
Droga në “valixhen diplomatike” zvicerane
Në emër të dërguesit dilerët kishin vënë adresën: "Ambasada e Zvicrës në Peru"
11 kg. kokainë në “bagazhin diplomatik” zviceran janë postuar, sipas asaj që shkruante në valixhe, nga Ambasada e Zvicrës në Peru.
Por dërgesa është kapur në aeroportin e Madridit para se të mbërrinte në adresën e dëshiruar, te një grup tregtarësh të drogës në perëndim të Spanjës.
E alarmuar nga policia, Ambasada e Zvicrës në Madrid i ka deklaruar gazetës “El Pais” se bëhet fjalë për falsifikim të kryer nga një organizatë kriminale. Me këtë rast janë arrestuar dy burra dhe një grua me dyshimin se ishin porositës të dërgesës me kokainë.
Ndërsa policia spanjolle vazhdon ta ndjekë çështjen në kuadër të një hetimi më të gjerë, ka njoftuar Departamenti i Jashtëm i Zvicrës.
Për diplomatët zviceranë ky ishte rasti i parë në përgjithësi që ndodh diçka e tillë. Ndërkaq në Spanjë ka ndodhur edhe në mjaft raste tjera që valixhet diplomatike të përdoren për të bartur drogë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune ekuivalente me kohë të... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë -
Linjat hekurudhore ndërkombëtare që Zvicra planifikon të zgjerojë














