Lajme
Dua Lipa “Artistja më e mirë Pop/R&B”
Dje u bë ndarja e çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022. Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për arritjet vjetore në muzikë.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka qenë e nominuar për dy çmime, derisa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B.
26-vjeçarja la pas vetes yje të mëdhenj, si: Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes.
Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.
Artistja, e cila gjendet në SHBA, ku shumë shpejt pritet të fillojë turneu i saj nëpër shtetin e Amerikës, ka ndarë lajmin në Instagram:
“Wowowow!! AKTI MË I MIRË POP @brits !!!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë ju!!“, ka shkruar Lipa.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













