Muzikë

Dua Lipa dhe Ava Max nominohen për çmimin “People’s Choice Awards” 2020

Këngëtaret ndërkombëtare shqiptare Dua Lipa dhe Ava Max janë nominuar edhe këtë vit në “People’s Choice Awards” për vitin 2020, transmeton albinfo.ch.

Dua Lipa është nominuar në katër kategori kryesore, si: “Artistja më e mirë e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, “Kënga më e mirë e vitit”. Ndërkohë, Ava Max është e nominuar në dy kategori, “Artistja më e mire e re” dhe “Kolona zanore më e mirë”. Ceremonia e përvitshme e “People’s Choice Awards” do të transmetohet live më 15 nëntor të këtij viti.

People’s Choice Awards ka publikuar listën e plotë të të nominuarve për këtë edicion, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max.

Disa nga artistët që janë nominuar në kategori të ndryshme në edicionin e sivjetëm janë  Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber, Justin Timberlake, Jonas Brothers, The Weeknd, Christina Aguilera, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe shumë të tjerë. /Albinfo.ch