Muzikë
Dua Lipa dhe Calvin Harris bashkohen për një projekt të dytë muzikor
Publikohet në ditën e premte
Nga kënga e fundit që punuan së bashku Calvin Harris dhe Dua Lipa kaluan tetë javë në pozitë e parë dhe fituan çmimin britanik “Single i vitit” për hitin e tyre të mrekullueshëm “One Kiss”, përcjell albinfo.ch.
Tani ata po synojnë të përsërisin historinë, duke u bashkuar sërish për atë që ata shpresojnë se do të jetë kënga e verës së këtij viti.
Dyshja janë bashkuar për këngën e re që mban titullin “Potion”, dhe pritet të publikohet të premten (më 27 maj).
Kënga përmban gjithashtu një pjesë nga reperi amerikan Young Thug. “Potion” është kënga e parë që do të dalë nga albumi i gjashtë i Calvin – dhe i pari në pesë vjet – “Funk Wav Bounces Vol. 2”.
Vëllimi i parë më 2017 përfshinte hitin “Feels” me Pharrell Williams, Katy Perry dhe Big Sean, dhe kjo këngë e re është krahasuar në mënyrë të favorshme me atë këngë.
“Kënga është si Feels 2.0, si për sa i përket tingullit, ashtu edhe stilit të videos. Kënga vazhdon aty ku e ka lënë. Videoja tashmë është xhiruar dhe Dua ka veshur një mori veshjesh seksi. Ata të dy duken shkëlqyeshëm”, tha një burim.
Kjo do jetë një javë e ngarkuar për Calvin, i cili do të jetë titullar i Fundjavës së Madhe të Radio 1 në Coventry të shtunën (më 28 maj), kur festivali i tyre vjetor i muzikës rikthehet për herë të parë që nga viti 2019.
Ai do të ketë shoqëri atje, pasi doli në publik këtë javë me të dashurën e tij të re, bashkëprezantuesin e Radio 1 Drivetime, Vick Hope.
Dyshja u fotografuan së bashku në Royal Chelsea Flower Show në Londrën Perëndimore përpara se ‘The Sun’ të tregonte se si ata ishin fejuar fshehurazi në fermën e tij në Ibiza.
Por, përveç planifikimit të dasmave, Calvin ka një verë të zënë përpara me publikimin e afërt të albumit të tij, shfaqjet e festivaleve në gjithë Evropën dhe rezidencën e tij në Ushuaia në Ibiza.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













