Kosova

Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për trajtimin e emigrantëve

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë i kanë diskutuar emigrantët, shkruan irishexaminer.com.

Në një intervistë për Sunday Times, Lipa tha: “Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndier se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhembë. Është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz”, u shpreh këngëtarja shqiptare.

“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet ta bëjnë nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”, tha mes tjerash Dua Lipa, përcjell albinfo.ch.