Muzikë
Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate
Meksikën goditë një tërmetit

Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e vendit prej 7.7 shkallë të Rihterit.
Dhe, një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit, u dëgjuan vetëm në agim të së enjtes (22 shtator).
Këngëtarja, disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.
“Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.
Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dukej plot energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti, shkruan Marca.
Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.
Në video shfaqet këngëtarja britanike 27-vjeçare, duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, pikërisht kur pati tërmet.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit Në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) po zhvillon për promovimin...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë Qeveria Federale ka vendosur të rrisë kontigjentin Swisscoy dhe të dërgojë 20 anëtarë shtesë të ushtrisë...
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes