Muzikë

Dua Lipa po bëhet një ikonë mode në botë

Dua Lipa, përveç muzikës, tani po bën bujë edhe në modë

Duket se gjithnjë e më tepër Dua Lipa po kthehet në një ikonë mode, e cila herë pas here, në daljet e saj publike ose videoklipe, rikthehet te trendet e viteve ’90. Prej kohësh, këngëtarja është vlerësuar nga Vogue për sa i përket stilit të saj dhe për dikë në fillim të karrierës, duhet konsideruar si arritje. Së fundmi, Vogue zgjodhi Dua për videon në lidhje me koleksionet e Vjeshtës 2020 nga Java e Modës në Nju-Jork, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, në videon e sjellë në formën e një sitcom-i të viteve ‘90, me regji të Bardia Zeinali dhe nën kujdesin e stilistes Jorden Bickham, Dua shfaqet si yll i muzikës pop, që jeton me një shërbëtor gazmor dhe dy qenushët e saj, të cilët “flasin” shqip. “Më në fund, ajo veshi Marc Jacobs”, thotë një prej tyre.

Ajo provon disa nga veshjet më të përfolura të Marc Jacobs, Tom Ford apo Eckhaus Latta, por çështja më e madhe është: Çfarë duhet të veshë në darkë? /Albinfo.ch