Shqipëria
Durrësi s’tërheq më pushues nga Kosova si më parë
Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.
Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetit të Adriatikut.
Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.
“Ka rënie shumë, jo pak. Unë kështu s’e mbaj mend, të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Osmani.
Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.
“Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, d.m.th. plazhi i Durrësit, ka shumë pak pushues nga Kosova e Maqedonia. Rënia është 30-40% të pushuesve të Kosovës, Maqedonisë d.m.th., të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë, shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha ai, raporton Tch.
Por, cilat janë arsyet pse shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë nuk pushojnë më në Durrës, sipas gazetares Valdete Osmani?
“Dëshira e kosovarëve, ajo dëshira e madhe e cila është zbehur kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, mendoj se është pikërisht për mungesën e kushteve, mungesën e trajtimit të mirë ndaj tyre dhe mungesa e pastërtisë së Durrësit, derdhja e ujërave të zeza në det. Mungon një dezinfektim i mushkonjave, të cilat s’të lënë të qetë të hash një darkë. Me shumicën me të cilët bisedojmë në Prishtinë kur kemi dilema se ku të shkojmë… Durrësi, Shëngjini, Velipoja mbeten vendet ku shkohet për zor, pasi i kanë fëmijët e vegjël apo nuk kanë kushte ekonomike për t’i kaluar pushimet më larg”, u shpreh Valdete Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












