Bota

Dy aeroplanë përplasen me njëri-tjetrin

Një aksident njoftohet të ketë ndodhur në aeroportin ‘Schiphol’ të Amsterdamit, ku u përplasën aeroplani i kompanisë ‘Easy Jet’ A320 dhe ‘KLM Boing’ 737-800,  përcjell albinfo.ch.

Të dy aeroplanët u dëmtuan teksa po niseshin, kurse udhëtarët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Avioni i ‘KLM Boeing’ kishte për të fluturuar në Madrid, kurse ‘Easy Jet’ për në Londër, transmeton Indeksonline.

Pasagjerët janë transferuar në aeroplanë të tjerë, ndërsa aeroporti ka filluar një hetim.