Lajme
Dy aksidente fatale brenda një ore, në të njëjtin vend
Aksidentet kanë ndodhur veç e veç dhe policia kantonale deklaron se, sipas të dhënave fillestare, aksidentet nuk kanë asnjë lidhje mes vete
Të hënën kanë ndodhur dy aksidente fatale në Alpstein në kantonin Appenzell Innerrhoden, transmeton albinfo.ch. Të dy personat kanë rënë në shtegun e ecjes malore nga restoranti i njohur Äscher (i zgjedhur disa herë si vendi më i bukur në Zvicër), në drejtim të lokalitetit Chobel.
Kjo u njoftua nga policia kantonale Appenzell Innerrhoden të martën në mëngjes, shkruan srf.ch.
Aksidentet kanë ndodhur veç e veç dhe policia kantonale deklaron se, sipas të dhënave fillestare, aksidentet nuk kanë asnjë lidhje mes vete. Së pari, një gjermane 66-vjeçare ka rënë 80 metra poshtë në një faqe shkëmbi, ndërsa rreth një orë më vonë, ndërsa punonjësit e shpëtimit kishin nxjerrë gruan të vdekur, nga humnera, një burrë 58-vjeçar nga kantoni i Bernës ra në të njëjtin vend, përcjell albinfo.ch. Edhe ai ishte lënduar për vdekje.
Ngjitja dhe zbritja e pjerrët midis vendeve Äscher dhe Seealpsee është shënuar si një shteg ecjeje malore, me shenja që tregojnë rrezikun. Por rreziku në këtë rrugë shpesh nënvlerësohet, thotë Roland Koster, zëdhënës i policisë kantonale të AI.
Aktualisht po hetohet për shkaqet e sakta të aksidentit.
(Foto: Kapo AI)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














