Kosova
Dy filma të prodhuar në Zvicër, rrëfejnë për Kosovën
Aulona Selmani me filmat e saj synon të prekë tema mbi sfidat e popullit të Kosovës. Vitin 2023 e ka shënuar me “And the wind weeps” dhe “Si në vaj”, dy filma të metrazhit të shkurtër të prodhuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se i pari është alarm, i dyti ka një qasje personale. Për të dy filmat ka pasur nga kasta emra të shquar aktorësh nga Kosova, të cilët e çmojnë bashkëpunimin me të. Selmani rrëfen për historitë prapa filmave, përderisa ka nisur përgatitjet për të debutuar në film të metrazhit të gjatë.
Dauti, një i mbijetuar i masakrës ku ia vranë djalin, ka njëzet vjet që ushtron të shkruajë në një letër se çfarë do të thotë nëse Haga e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë. Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje. Dauti mbetet i mbijetuari i fundit që kujton ngjarjen. Mendja e tij nis të dështojë në detaje të rëndësishme të dëshmisë. Ai mund të mos hedhë dritë kurrë mbi rastin e masakrës dhe vdekjen e djalit të tij. Atë e rëndon ndërgjegjja dhe pyetja se a do ta falë i vdekuri që iu dorëzua harresës.
Në këtë ngjarje bazohet rrëfimi në filmin “And the wind weeps” i regjisores dhe producentes me prejardhje nga Kosova, Aulona Selmani. Filmi i metrazhit të shkurtër në 25 minuta prek një temë të gjerë e komplekse. Këtë e ka pohuar edhe vetë Selmani. Ka thënë që “And the wind weeps” vjen si një lloj përmbledhje e historive mbi traumat e luftës që ajo ka dëgjuar gjatë, shkruan koha.
“Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë prej kur ka përfunduar lufta, ato traumat dhe kujtimet nuk largohen asnjëherë e sidomos fakti që shumë prej personave që kanë qenë dëshmitarë të tmerrit dhe nuk janë ftuar asnjëherë prej Hagës me dëshmu për çka kanë parë. Kam dashur ta përçoj si një lloj mesazhi për botën që ka shumë njerëz që asnjëherë nuk kanë arritur ta shohin drejtësinë për ato të padrejta që u kanë ndodhur dhe mund të them që është një gjë alarmante”, ka thënë Selmani.
“And the wind weeps” është xhiruar në qershor të vitit 2022 në Zürich, ndërsa premierën botërore e ka dhënë në “San Sebastian Film Festival” në shtator të vitit 2023, në programin “Nest”, ku prej 421 propozimeve të filmave të ndryshëm prej 53 shteteve, vetëm 13 janë pranuar. Filmi është bashkëprodhim midis “Zürcher Hochschule der Künste – ZHdK” dhe SRF – Radio dhe Televizioni i Zvicrës.
“Jam ndier shumë me fat që kam pasur mundësi ta kem premierën shumë të mirë, ku filmi është pritur jashtëzakonisht mirë dhe pak a shumë është një lloj shtyse për mua që të kem më shumë shpresë për projektin tjetër. Ka qenë hera e parë që kam shfaqur film para një publiku internacional dhe nuk e kam ditur se sa publiku ka njohuri për Kosovën. Një gjë tjetër e mirë ka qenë salla e mbushur me njerëz dhe që në fund të filmit ka pasur shumë kritika të mira”, ka bërë të ditur Selmani.
Bislim Muçaj, Kumrije Hoxha, Armend Smajli dhe Afrim Muçaj janë pjesë e kastës së filmit “And the wind weeps”. Aktori Afrim Muçaj është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Selmanin. Ka thënë se e gëzon fakti që një regjisore e re e ka bërë të mundur realizimin e një filmi që flet shumë.
“Me Aulonën është kënaqësi që kam punuar dhe pretendoj të punoj në të ardhmen. Ka qenë një raport i shkëlqyer. Po besoj që kemi bërë role të mira dhe unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Ka qenë shumë lajm i mirë për premierën në San Sebastian, pikërisht edhe njëra prej arsyeve është që një regjisore e re, e cila jeton në Zvicër, ka marrë pesë aktorë prej Kosovës për ta xhiruar një film në Zürich, që nuk është edhe aq e thjeshtë, por po konsideroj që po i shpërblehet me gjithë sukseset që filmi ka marrë që në hapat e parë”, ka thënë Muçaj.
Regjisorja Selmani ka treguar se që nga momenti kur ka nisur ta shkruajë skenarin, kastën e ka pasur në mendje. Për të një ekip i tillë ka qenë ëndërr e përmbushur.
“Pikësëpari jam shumë falënderuese për ekipin që e kam pasur, për aktorët që i kam pasur si pjesë e filmit, të cilët kanë punuar shumë. Ka qenë një ekip i përmbushur dhe pa asnjërin nga ta nuk do të kisha mundësi të realizoja një film të tillë, sepse ka qenë si storie e vështirë dhe e ndjeshme për ta punuar vetë, kështu që kur e kam parë që e kam mbështetjen e shumë njerëzve përreth meje ka qenë shumë më lehtë për mua dhe së dyti është shumë më lehtë për punën dhe tërë procesin”, ka thënë Selmani.
E-Diaspora
-
Uta Ibrahimi edhe me një sukses tjetër historik Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër...
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
Jeta në Zvicër
-
Taulant Xhaka: E luta Granitin ta lëshojë ndeshjen me Serbinë “Kam menduar se nuk mund të jetë e vërtetë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin...
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë