Bota
Dy miliardë njerëz nuk kanë qasje në banka
Sipas "CFI" qeveritë mund të nxisin bankat për të ofruar shërbime edhe për klientët me të ardhura të ulëta
Dy miliardë njerëz në mbarë botën ende nuk kanë qasje në shërbimet themelore financiare. Lajm i mirë është se kjo shifër është rreth 500 milionë më pak se tre vjet më parë, sipas Bankës Botërore. Dhe edhe më mirë është se ka ende shpresë që numri i përdoruesve të këtyre shërbimeve në të ardhmen të jetë shumë më i madh.
“Me këtë ritëm deri në vitin 2020, diferenca do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme dhe do të mbeten vetëm 1 miliard njerëz. Me një përpjekje të vogël qëllimi i Bankës Botërore do të përmbushet der në vitin 2020 për një qasje universale në disa lloj të llogarive financiare. “, thotë raporti nga „Center for Financial Inclusion (CFI).
Lindja e Mesme është rajoni me përqindjen më të ulët të njerëzve të cilët zotërojnë llogari bankare. Pakistani dhe India ka numrin më të madh në total të njerëzve pa një nga “shërbimet bankare”, e ndjekur nga Bangladeshi dhe Indonezia.
Ndërmjet 2011 dhe 2014 shumë vende kanë përjetuar një rritje të madhe në llogaritë e klientëve. Në Keni, një e treta e popullsisë , ka shkuar në çdo tri vjet në bankë.
Uganda, Tanzania dhe Republika Demokratike e Kongos kanë regjistruar rritje të theksuar.
Sipas “CFI” qeveritë mund të nxisin bankat për të ofruar shërbime edhe për klientët me të ardhura të ulëta, si në Kili, ku pesë milionë njerëz janë duke përdorur llogaritë bankare të thjeshtuar “Banco del Estado”.
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre