Lajme
Motrat shqiptare, studentet më të mira në Kanada
Motrat shqiptare nderohen me çmimin "Dean's Honor Roll" si ndër studentet më të mira në “Canadian Mennonite University”.
Motrat shqiptare, Klejdia dhe Kasandra Hila, janë studente në një nga universitetet më të njohura në Kanada, e së fundmi janë nderuar me një nga çmimet më të mira si ndër studentet më të mirat në Universitet, shkruan albinfo.ch.
Studentet shqiptare janë me prejardhje nga Lezha e Shqipërisë. Ato studimet po i përfundojnë në Winnipeg të Kanadasë. Rezultatet e tyre të studimeve janë treguar të suksesshme dhe janë nderuar nga autoritetet e Universitetit të Mennonite me çmimin “Dean’s Honor Roll” për arritje të larta akademike nga “Canadian Mennonite University”. Urime motrave Hila si edhe të gjithë nxënësve dhe studentëve për mbylljen me sukses të vitit akademik, shkruan albinfo.ch.
Të dy motrat shqiptare gjuhën shqipe e shkruajnë dhe e flasin bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër














