Lajme
Çfarë i shtyu dy pilotët të përleshen brenda kabinës gjatë fluturimit
Suspendohen dy pilotë të Air France, u rrahën brenda kabinës gjatë fluturimit
Ashtu si tashmë është raportuar, dy pilotë të avikompanisë franceze Air France janë suspenduar, pasi në korrik ishin konfrontuar fizikisht brenda kabinës së pilotëve gjatë udhëtimit Gjenevë-Paris, kanë njoftuar zyrtarë të kësaj avikompanie, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Fluturimi kishte vazhduar sigurt dhe avioni kishte zbritur në pistë pa ndonjë problem, ku zyrtarët e aviokompanisë theksuan se siguria mbetet prioritet për ta.
E përditshmja zvicerane La Tribune ka njoftuar se piloti dhe kopiloti ishin grindur pak çaste pasi ishin ngritur në ajër, dhe më pas kishte filluar edhe konfrontimi fizik.
Aty menjëherë kishte intervenuar ekuipazhi, e një prej tyre e kishte mbikëqyrur fluturimin e pilotëve, ku më pas menjëherë është raportuar për incidentin.
Lajmi për rrahjen u shfaq pasi që agjencia franceze për hulumtime të linjave ajrore BEA, publikoi raportin, ku thuhet se disa pilotëve të Air France u mungon respektimi i procedurave rigoroze.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












