Kosova
Dy të vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në komunën e Bujanocit
Personave të lënduar menjëherë u është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës së sotme në rrugën Lluçan-Dobrosin, komuna e Bujanocit, dy të mitur kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe 4 persona të tjerë, dy prej tyre rëndë, shkruan LajmiAL. Lajmin për portalin e ka konfimruar mjeku kujdestar nga ndihma e shpejtë në Bujanoc, Dejan Stojanoviç.
Sipas tij, personave të lënduar menjëherë u është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës.
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë.
Të gjithë personat që gjendeshin në veturë janë nga fshati Lluçan.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













