Lajme

Dy turistët zviceranë që i shpëtuan një orteku bore në Shqipëri, tani gëzojnë shëndet të plotë

Para një muaji dy turistë zviceranë u shpëtuan pas një orteku bore të rrezikshëm në veriun e Shqipërisë. Ata tani janë kthyer në Zvicër, janë rikuperuar dhe me shëndet të mirë, përcjell albinfo.ch.

Ambasadorja Huber i shprehu mirënjohje të përzemërt Ministrit të Brendshëm Taulant Balla për përpjekjet e jashtëzakonshme të tij për shpëtimin e jetëve të dy qytetarëve zviceranë. Autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës ndoqën thirrjen e Ministrit dhe kryen një punë të shkëlqyer në gjetjen dhe sjelljen e tyre në siguri.