Lajme
Dy veta, njëri kosovar, dyshohen se kanë ditur për planet e terrorit në Vjenë
Të dy personat - siç u bë e njohur në nëntor - kishin vizituar vrasësin e mëvonshëm, në Vjenë në korrik të vitit 2020 dhe gjithashtu kishin qëndruar me të
Dy të rinj nga Osnabrück-u dhe Kassel-i besohe tse kanë pasur njohuri paraprakisht për sulmin terrorist në Vjenë që la të vdekur katër persona, më 2 nëntor 2020.
Prokurori federal dyshon se dy personat nuk kishin raportuar krimet e planifikuara dhe për këtë arsye janë kontrolluar apartamentet e tyre të mërkurën në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Asnjë person nuk është arrestuar me këtë rast.
Në sulmin që ka ndodhur rreth tetë muaj më parë, K. F., një mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në kryeqytetin austriak pati vrarë katër persona dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë disa prej tyre rëndë, transmeton albinfo.ch. Ai vetë është vrarë pastaj nga të shtënat e policisë.
Dy të dyshuarit, një kosovar dhe një shtetas gjerman, ishin vënë në shënjestër të hetuesve menjëherë pas sulmit. Më 6 nëntor, zyra e prokurorit federal kishte bastisur shtëpitë e katër personave të moshës mes 19 dhe 25 vjeçare të cilët thuhet se kishin lidhje me vrasësin.
Por në atë kohë, megjithatë, të gjithë ishin sjellë si dëshmitarë, për sigurimin e provave të mundshme.
Në ndërkohë, hetuesit kanë më shumë të dhëna konkrete: Të dy personat – siç u bë e njohur në nëntor – kishin vizituar vrasësin e mëvonshëm në Vjenë në korrik të vitit 2020 dhe gjithashtu kishin qëndruar me të.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat