Lajme
Dy zviceranë akuzohen për vendosjen e eksplozivëve
Qëllimi: frikësimi i të pasurve
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka akuzuar dy zviceranë për kryerjen e një sulmi me bombë në Bazel vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se ata gjithashtu u përpoqën të blinin eksploziv në Shtutgart, Gjermani.
Qëllimi i të akuzuarëve, të moshës 25 dhe 27 vjeç, ishte të frikësonin njerëzit e pasur, thanë nga kjo zyrë, për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, pa dhënë detaje të mëtejshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, askush nuk u lëndua nga shpërthimi, por dëmi material arriti në 170,000 CHF, ndërsa dy të dyshuarit, nga kantonet Basel City dhe Basel Country, fillimisht kryen një sulm shpërthyes në një ndërtesë në rrethin Bruderholz të Bazelit më 30 mars 2022. Më pas ata udhëtuan për në Shtutgart më 20 qershor 2022 për të blerë katër pako, 500 gramë me eksploziv plastik për 2000 euro, por u kapën nga policia gjermane.
Një informatë e vuri në gjurmë policinë, më pas ata gjurmuan një burrë në DarkNet, i cili tha se donte të blinte eksploziv. Dy burrave u është caktuar masa e paraburgimit dhe janë ekstraduar në Zvicër me kërkesë të ZAP.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër










