Lajme
E rrahu boksierin serb, Behrami rrëfehet pas kthimit nga Antalia
Boksieri kosovar Patriot Behrami ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik që është mbajtur në Antalia të Turqisë.
Ai në meçin e parë në këtë eveniment u ballafaqua me boksieri nga Serbia Milan Brankovic ku gjatë tre raundeve arriti ta rrah serbin për ta mposhtur bindshëm.
Në fund të këtij kampionati, Patriot Behrami u stolis me medaljen e bronztë, derisa për këtë sukses është shprehur tejet i lumtur.
“E kam pritur medaljen e artë, por kam pasur më pas një lëndim, që u shfaq ndaj serbit dhe më pas ndaj turkit”, ka thënë Behrami në ‘Arena Sportive.
“Unë kam pasur lufta të forta këtë, dhe jam ndarë shumë i kënaqur me këtë vit, dhe shpresoj që ta kaloj këtë lëndim”, vlerësoi Behrami.
“Tani nuk kemi gara deri më 20 janar. Është hera e parë që marrë medalje në Kampionatin Ballkanik”, shtoi ai.
Ndryshe, në Kampionatin Ballkanik kanë marrë pjesë 11 shtete.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia morën pjesë në këtë garë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













