Kosova

Edhe Ambasada franceze reagon për vendimin e importimit të veturave të vjetra

Pas reagimit të ambasadorit gjerman në Kosovë dhe zyrës së Bashkimit Evropian, edhe Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për vendimin e Kuvendit të Kosovës, që të lejojë importimin e veturave të vjetra deri në 15 vite, shkruan albinfo.ch.

Ambasada e Francës në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit për zhvillim ekonomik të Kuvendit për të zgjatur periudhën maksimale të importimit të automjeteve nga 10 në 15 vjet.

Nëse ky ndryshim i ligjit miratohet së shpejti, do të ketë pasoja serioze për ambientin dhe sigurinë rrugore.

Pajtohemi plotësisht me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për nevojën e respektimit të objektivave evropiane, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar shumë reagime të ndryshme, derisa nga ndërkombëtarët është quajtur jo i menduar mirë.