Kosova
Edhe deputetët dyshojnë për cilësinë e barnave në Kosovë
Gjatë raportimit para këtij komisioni, kryeshefi i AKPPM-së, Jeton Shala, është pyetur për dyshimet rreth cilësisë së insulinës, si dhe të produkteve të tjera
Komisioni për Shëndetësi e ka kritikuar punën e Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore. Gjatë raportimit para këtij komisioni, kryeshefi i AKPPM-së, Jeton Shala, është pyetur për dyshimet rreth cilësisë së insulinës, si dhe të produkteve të tjera.
Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë ngritur dyshime se qytetarët kosovarë konsumojnë barna pa cilësi. Kryeshefi Shala ka thënë se insulina që përdoret është produkt similar dhe se është i njëjtë me insulinën humane që është kontraktuar nga MSH-ja para dy vjetësh.
“Ne e kemi dërguar në laborator në Kroaci dhe verdikti ka qenë që bari ka cilësi”, ka thënë Shala.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë që falsifikimi i barnave viteve të fundit është rritur shumë. Ai për këto raste ka thënë se janë parashkruar në gjykatë për shkak se falsifikimi i barnave në Kosovë dënohet maksimumi deri në tre vjet.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











