Lajme
Edhe Mali i Zi miraton sanksione ndaj Rusisë
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten sanksione kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
“Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, përmes një postimi në Twitter.
Mes vendimeve të miratuara përfshihet ngrirja e pronave dhe burimeve ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe ndalmi i punës së mediave qeveritare ruse.
Pas këtij vendimi reagoi ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, e cila përgëzoi Qeverinë e Malit të Zi për këtë hap të ndërmarrë.
“Bravo! E rëndësishme të shohësh që vendi aleat, Mali i Zi, u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë të krijuara për të zvogëluar aftësitë e Rusisë që të financojë luftën e saj jonjerëzore dhe të paprovokuar ndaj popullsisë së Ukrainës”, shkroi në Twitter ambasadorja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale










