Maqedonia
Edhe Maqedonia Veriore nuk kërkon test negativ për mërgimtarët
Mërgimtarët po përballen me pritje në kufi për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje
Kolona kilometrike dhe pritje me orë të tëra. Serbia e bllokuar para se të hynë në fuqi masat restriktive. Me këtë përballen qytetarët që janë nisur për në atdhe dhe dëshirojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë në shtëpi.
Kaos ka në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa më keq është në pikën kufitare Bregana ku pritet më tepër se dhjetë orë. Tani për tani autoritetet e Maqedonisë Veriore nuk e shqyrtojnë opsionin për të propozuar masa shtesë, për shkak se ende për hyrje në RMV nuk nevojitet PCR test negativ, raporton TV 21.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse tani për tani nuk e shqyrtojnë mundësinë që të propozojë masa shtesë – si PCR test të detyrueshëm për hyrje në vendin tonë, përkatësisht të propozojë masa restriktive për hyrje apo dalje nga vendi. Ministria e shëndetësisë apelon deri te të gjithë qytetarët që udhëtojnë të respektojnë protokollet shëndetësore, si mbajtja e maskës mbrojtëse në automobil apo në mjet tjetër transportues, ndërsa transportuesit të respektojnë masën për numrin e udhëtarëve me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe ministri Venko Filipçe, deklaroi se nëse respektohen masat, të njëjtat do të japin rezultat.
“Kufijtë duhet të jenë të hapura për shkak se nuk jemi të cenuar nga qytetarët e vendeve të tjera. Problemi më i madh i gjithë vendeve e jo vetëm te ne por edhe në rajon dhe gjithë Evropën është transmisioni lokal. Ne nuk kemi rrezik nëse ndonjë nga vendet lokale vjen te ne”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Kroacia para disa ditëve propozoi masa të ashpra në kufi, të cilat për shkak të gjendjes epidemiologjike do të vlejnë edhe një muaj, përkatësisht deri më 15 janar. Qytetarët e vendeve të BE-së mund të hyjnë në Kroaci vetëm me PCR test negativ, jo më të vjetër se 48 orë apo e kanë patjetër të shkojnë në vetë-izolim derisa të marrin test negativ. Për hyrje në Serbi nga e hëna nevojitet patjetër PCR test. Nëse qytetarët nuk kanë, ata do të jenë në vetë-izolim 10 dit. Nëse dëshirojnë të testohen, atëherë do të duhet të paguajnë 140 euro nëse janë shtetas serb.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














