Lajme
Edhe në Maqedoni mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Partitë politike opozitare shqiptare shprehen njëzëri për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme
Shumica e partive politike shqiptare mbështesin propozimin për zgjedhje të parakohshme, pas paralajmërimit për ngritjen e mocionit të mosbesimit të Qeverisë.
LSDM, si një nga forcat më të mëdha të opozitës paralajmëroi se në muajin e ardhshëm do t`i dorëzojë Parlamentit mocionin për mosbesimin e Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, njofton portali i lajmeve, INA.
Partitë politike opozitare shqiptare njëzëri janë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Demokracia e Re bëri të ditur se mbështet çdo propozim që vjen për largimin e kësaj qeverie. PDSH, gjithashtu ka paralajmëruar se është e gatshme për t`u ballafaquar në zgjedhje të parakohshme.
Partia shqiptare në pushtet BDI bëri të ditur se do të shqyrtojë kërkesën e fundit dhe paralajmërimet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë nga opozita maqedonase.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë














