Lajme

Edhe një kanton mbyll restorantet dhe të gjitha qendrat e kohës së lirë

Rregullorja zbatohet nga e mërkura, në orën 11:00, ka bërë të ditur për mediat të martën, Qeveria e Kantonit

Kantoni i Fribourg-ut ka vendosur të shtrëngojë masat mbrojtëse kundër koronavirusit. Restorantet, baret, teatrot, kinematë, muzetë, qendrat e kohës së lirë, ato të fitnesit dhe pishinat do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të nëntorit, shkruan srf.ch

Rregullorja zbatohet nga e mërkura, në orën 11:00, ka bërë të ditur për mediat të martën, Qeveria e Kantonit, transmeton albinfo.ch. Masat në fjalë janë thelbësore për të frenuar progresin e pandemisë, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Para Freiburgut, edhe kantonet si: Jura, Gjenevë dhe Neuchâtel gjithashtu kanë mbyllur objektet publike dhe infrastrukturat e tjera. Dy javë më parë, kishet qenë Kantoni i Valisit që kishte filluar me kufizime në kohën e hapjes së restoranteve dhe mbylljen e vendeve kulturore.

Freiburg është një nga “pikat e nxehta” të koronavirusit në Zvicër.