E-Diaspora

Edhe një shqiptar vdes në vendin e punës në Itali

Identifikohet shqiptari që gjeti vdekjen në magazinën e një qendre tregtare në Pontedera të Italisë.

Artur Isenaj, lindur në vitin 1960 në Shqipëri dhe që jetonte në Torino, gjeti vdekjen në ditët e para pas pushimeve të verës. Ai po shkarkonte, ndërsa pësoi një goditje në gjoks me gjasë ata kardiak, shkruajnë mediat shqiptare.

Punonjësit e tjerë u përpoqën ta ndihmonin. Pavarësisht ardhjes së shpejtë të ambulancës dhe ndërhyrjes së mjekëve për ta shpëtuar atë, asgjë nuk u bë e mundur për shqiptarin, i cili u transportua në dhomën e emergjencës të spitalit “Felice Lotti”, ku mbërriti pa jetë, përcjell albinfo.ch.

Burri që kishte punuar për një kohë të gjatë si shofer kamioni dhe nuk kishte pasur probleme të veçanta shëndetësore.

Fillimisht trupi u transferua në morgun e Pontedera, dhe më pas trupi i është dorëzuar familjes.

Një ditë më parë një tjetër shqiptar kishte humbur jetën në vendin e punës në Itali. Shpejtim Gashi ishte 44-vjeçar dhe jetonte në Treviso, ku la pas gruan me tre fëmijë.