Kosova
Edhe pacientët e prekur me Covid po votojnë nga spitalet
Ekipi me fletat e votimit shkon derë më derë
Në ditën e sotme po mbahen në kushte pandemie zgjedhjet e Kosovës, ku të drejtën për të votuar e kanë edhe personat e infektaur me Covid-19, transmeton albinfo.ch.
KQZ po dërgon ekipe në disa spitale, që edhe personat e infektuar me Covid të votojnë.
“Fillimisht e kemi marrë listën e personave të infektuar, i kemi telefonuar një nga një, ata që kanë thënë se do të votojnë, ne do të shkojmë në shtëpinë e tyre një nga një, ata do ta bëjnë votimin me kusht”, ka treguar një person nga ekipi që shpërndanë fletat.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar sesi do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e sotme, të cilat kanë nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit.
Elezi ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.
Shumë pacientë nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre sot.Për këtë ka reaguar sot edhe Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.
Nga ky Shërbim i kanë kërkuar KQZ’së që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitale.Mirëpo, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, në një konferencë për media bëri të ditur se deri më 11 shkurt ka qenë afati që të regjistrohen si votues të gjithë personat e hospitalizuar.
Ajo ka thënë se nga kjo datë ka pasur mundësi që të shtohet numri i pacientëve, mirëpo procedurat janë të tilla që të votojnë vetëm ata që janë regjistruar deri më 11 shkurt.
“Afati ka qenë deri më 11 shkurt. Te të gjithë ata që janë regjistruar si votues me nevoja të veçanta kanë shkuar ekipet. Nga data 11 ka pasur persona tjerë që janë shtruar në spitale, mirëpo është procedura që së pari kërkon të regjistrohen si votues e pastaj të votojnë si persona me nevoja të veçanta”, ka thënë ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohen tre të dyshuar, dyshohet konflikt mes dy familjeve që... -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit Rreth 330 mijë shtetas gjermanë jetonin në Zvicër në fillim të vitit 2025, duke e bërë... -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes















