Shqipëria
Edi Rama dhe Partia Socialiste prijnë bindshëm në zgjedhjet e Shqipërisë
Janë numëruar tashmë më shumë se 260 mijë vota (rreth 17% e totalit), një gjë është e sigurt: fitorja e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste, përcjell albinfo.ch.
Publikimi i Exit Polleve që paralajmëronin një rezultat tepër të ngushtë, vota e gjetur në kuti prodhoi tjetër rezultat: Fitorja e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste është e padiskutueshme, shifrat do të jenë edhe të përfërta me rezultatin e 2017-ës (72-74 mandate).
Më poshtë publikimi i rezultateve sipas qyteteve:
Tirana është fituar bindshëm me një shifër prej mbi 51%, përkundrejt 36% të PD-së dhe 6% të LSI-së. Në Tiranë sipas të gjitha gjasave do të ketë një deputet edhe PSD e Tom Doshit. Shanset janë që PS të marrë 19 deputetë, PD 14, LSI 2 dhe PSD 1 deputetë
Fieri sipas rezultateve të deritanishme prodhon këtë rezultat të projektuar: PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe 1 mandat PSD e Tom Doshit.
Elbasani fitohet po nga Partia Socialiste (sipas projektimeve ) me rezultatin 8 me 6.
Korça është i vetmi qark i Jugut të Shqipërisë që parashikohet të fithet nga opozita (PD +LSI). Ndarja e mandateve projektohet të jetë 5 PS, 5 PD dhe 1 LSI.
Shkodra ishte qarku më i fragmetuar i Shqipërisë (baraz me Tiranën). Ky qark, bastion i përhershëm i PD-së, parashikohet të prodhojë 5 deputetë për PD-në, 3 deputetë për PS-në, 2 deputetë për PSD-në dhe 1 deputet parashikohet t’i shkojë LSI-së.
Dibra është befasia e veriut. Sipas rezultateve të deritanishme prin PS, çka nëse ruhet deri në fund do t’i japë kësaj partie 3 mandate, nga 5 që janë gjithsej.
Në total, parashikohet që Partia Socialiste të ketë fituar mes 72-74 mandate. Nëse i shtojmë edhe mandatet e PSD-së (3 mandate), atëherë rezultati është bindës, pa asnjë problem për një madat të qartë 4-vjeçar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














