Shqipëria
Edi Rama ia pa ‘sherrin’ fjalimit të fuqishëm në Parlamentin e KE-së
Në ditën e djeshme, fjala e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku bëri thirrje që të rrëzohen akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute, që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Marty, ka shkaktuar regaime të forta, ku disa e kritikojnë për sjellen e disa e lëvdojnë.
Fjalimi i tij ka sjellë pakënaqësi duket edhe pasi kreu i grupit të Partive Popullore Europiane, Aleksander Pociej, ka thënë se nuk e kanë pranuar ftesën e Ramës për darkë.
“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thueht në një njoftim në e-mail të Aleksander Pociej.
Këtë denoncim e ka bërë deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili thotë se shkak për anulimin e ftesës është bërë “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e paprovuara për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t.
Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













