Integrimi
Edison Kelmendi në lidhje me Anja Leuenberger
Lajmin e ka bërë të ditur duke ndryshuar statusin në Facebook vetë modelistja zvicerane, Anja Leuenberger
21-vjeçarja është dashuruar dhe këtë e ka treguar online në Facebook : “Anja Leuenberger është në një lidhje”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, transmeton 20min. Por kush është djali me fat që është së bashku me modelisten e ëmbël zvicerane nga Aargau?
Fjala është për Edison Kelmendin, modelin zviceran me origjinë shqiptare.
Modeli shqiptar është bërë i njohur në fushën e modelimit jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Edinson Kelmendi ka sfiluar për shumë shtëpi prestigjioze të modës, si “Versace”, GUESS”, “Gassmann”, “La biostethiqua” dhe “Talamonti show”.
Edison Kelmendi, i lindur në Gjakovë, por që prej moshës 1-vjeçare jeton në Zvicër. Tani ai jeton me familje në Cyrih të Zvicrës.
21-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues











