Futboll
Edon Zhegrova afër transferimit te Juventus, zbulohet edhe paga e tij
E ardhmja e Edon Zhegrovës duket se do të lidhet me futbollin italian. Ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, sipas mediumit italian Tuttosport, i cili është afër klubit.
Sipas të njëjtit medium, nëse gjithçka shkon sipas planit, 26-vjeçari do të firmosë një kontratë afatgjate me “Zonjën e Vjetër” dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Kontrata e mundshme mund të zgjasë deri në pesë vjet.
Tani, mbetet që Juventus të gjejë marrëveshje me klubin aktual të Zhegrovës, Lille. Klubi francez kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa italianët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm.
Zhegrova kishte njoftuar më herët se nuk do ta rinovonte kontratën, dhe Lille synon ta shesë këtë verë për të mos e humbur falas vitin tjetër. Juventus ka në plan të bashkojë Zhegrovën me Jonathan David, duke rikrijuar çiftin e suksesshëm që kishin te Lille sezonin e kaluar.
Përveç Juventusit, interesim për Zhegrovën ka treguar edhe Olympique Marseille, por futbollisti preferon të largohet nga Franca për të bërë një hap përpara në karrierë. Napoli kishte shfaqur gjithashtu interes më herët, por tashmë është tërhequr nga ky transferim.
Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, ndërsa përkohësisht ishte lënë edhe jashtë stërvitjeve. Aktualisht po stërvitet me Lillen, por mendja e tij është e fokusuar te e ardhmja në Itali.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












