Kosova
Edon Zhegrova thyen heshtjen: Më përjashtoi Federata, jo trajneri
Edon Zhegrova në konferencën e Lille është pyetur nga gazetarët për përjashtimin nga grumbullimi me Kosovën gjatë këtij muaji, përcjell albinfo.ch.
Ylli kosovar e dha versionin e tij të asaj që kishte ndodhur.
Zhegrova tha se vendimin për përjashtimin e tij, Aro Muric dhe Florent Muslijës e mori Federata e Futbollit e Kosovës dhe jo trajneri Franco Foda.
“Isha vonë për mbledhje dhe mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Për këtë arsye isha pak i zemëruar. Janë disa njerëz që nuk i pëlqen ti dhe normalisht tentojnë të thonë fjalë të këqija. Unë e njoh veten sa profesional jam. Pasi pashë lajmet që isha jashtë në diskotekë. Nëse dua të shkoj në party, të gjithë do ta dinë. Por, nuk kishte fotografi apo diçka. Është e gjitha lajm i rremë. Gjëja më e keqe është që vendimin nuk e mori trajneri, e mori Federata. Kur je vonë në mbledhje, është trajneri që duhet të marrë vendimin, jo Federata. Tani është në rregull, ka përfunduar”, tha Zhegrova.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














