Kosova
Edon Zhegrova uron për pavarësi: Unë, biri yt, Kosovë
Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë, përcjell albinfo.ch.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli kosovar, Edon Zhegrova.
“Unë, biri yt Kosovë, të uroj Ditën e pavarësisë. Gëzuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
Sulmuesi i Lille një urim e bëri edhe në gjuhën angleze. Ai gjithashtu shpërndau edhe urimin e legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili kishte përfshirë 24-vjeçarin në urimin e tij.
Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pasi ai paraprakisht përmes një letre zbuloi situatën “katastrofale” që po kalon te Kosova.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ditën e sotme do të prezantojë përzgjedhësin e ri të “Dardanëve”, Franco Foda, i cili me shumë gjasë pritet të ftojë Zhegrovën për ndeshjet e ardhshme dhe kështu t’i jepet fund kësaj “telenovele”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit













