Kosova
Efektet e kosit në sistemin tonë imunitar
Një nga shqetësimet e vazhdueshme për kosin e qumështit është se, ashtu si disa produkte të tjera të qumështit, mendohet se shkakton inflamacion në trup, i cili mund të çojë në disa infeksione, sëmundje dhe çrregullime.
Tani një studim ka treguar se probiotikët në produktet e kosit mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të forcojnë sistemin imunitar.
Për njerëzit që mendojnë për kosin si një ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt, tani ka një lajm emocionues.
Gjegjësisht, dy studiues që kryen një studim universitar zbuluan se molekulat probiotike në kefir (një pije e lëngshme që është shumë e ngjashme me kosin) ulnin ndjeshëm nivelin e infeksionit me agjentin që shkakton kolerën.
Në një studim shtesë, shkencëtarët zbuluan se të njëjtat molekula veprojnë gjithashtu si një forcë antiinflamatore kundër disa modeleve të sëmundjeve virale.
“Kërkimi ynë hedh dritë për herë të parë mbi mekanizmin me anë të të cilit probiotikët e fermentuar nga qumështi mund të mbrojnë kundër infeksioneve patogjene dhe të ndihmojnë sistemin imunitar”, tha profesori Raz Jelinek, zëvendëspresident për Kërkimin dhe Zhvillimin në Universitetin Ben Gurion të Negevit.
Kjo ka të ngjarë të çojë në kërkime të reja për një kuptim më të madh, por ndërkohë, gjetjet e këtij studimi mund të jenë një arsye tjetër për të konsumuar kos.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












