Lajme
Ekonomia gjermane, drejt tkurrjes
Raporohet se inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë. Kjo reflektohet edhe në parashikimet makroekonomike, përcjell albinfo.ch.
Referuar parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06.
Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind. Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 për qind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 për qind. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 për qind.
“Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t’u përshtatur shpejt me rrethanat e reja,” tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick. “Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë se sa sugjeron norma vjetore negative, shtoi ai.
Ekonomia gjermane, e mbërthyer nga recesioni
Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania – ekonomia më e madhe e Evropës – është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm. Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatave. Në maj recesioni ishte ende 37.6 për qind. “Rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë”, tha eksperti i ekonomisë pranë IMK, Peter Hohlfeld. Pavarësisht rënies ekonomike, ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) me qendër në Kiel presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind,, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich