Kosova

Emërimi i ambasadorëve të Kosovës në fazën finale

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se emërimi i ambasadorëve të rinj në 12 shtetet ku Kosova momentalisht nuk ka ambasadorë është në fazën e fundit.

“Procesi i emërimeve të ambasadorëve është në procesin e fundit, ku shtetet do të konfirmojnë ambasadorët e rinj dhe të gjithë pastaj do të kenë mundësi të njoftohen me ambasadorët e rinj të Kosovës në ato shtete. Procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj është krejtësisht normal. Po të shikoni në Kosovë largimin e ambasadorëve nga Kosova nuk ndodh që kurrë ambasadori t’ia dorëzojë ambasadorit çelësin por me kohë besoj që të gjithë do të bëjnë punën e tyre më së miri”, tha Gërvalla, transmeton Albinfo.ch.

Gërvalla në “Info Magazine” tregoi se a ka Kosova ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington dhe zotëri Sadiku është i pranishëm në të gjitha takimet tona me burrështetas këtu dhe do të bëjë punën e tij derisa të vijë ambasadori i ri”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla mes tjerash tha se si MPJD dhe Presidencë me kompetencë në politika të jashtme kanë synim forcim të shtetësisë së Kosovës dhe se ky mbetet prioriteti i vetëm i tyre.