CH-Ballkani
Emigrantët investojnë nëpër fshatrat e Shqipërisë
Qindra emigrantë, por edhe të rinj të diplomuar, janë kthyer nga vende si Greqia dhe Italia për të investuar në vendin e tyre, duke vënë në zbatim edhe përvojën që kanë fituar atje.
Por një mbështetje të madhe për të siguruar dhe rritur fermat e tyre ata kanë gjetur te FED Invest.
Drejtori i kredisë dhe zhvillimit në FED INVEST Behar Gjoni, shprehet se emigrantët po i kthehen fshatit dhe portofoli i kredisë rurale do rritet me 3 milionë euro për fermerët.
Gjoni, thotë në një intervistë për Radio Tirana, se për mbështetjen e fermerëve shqiptarë për mikrokredi ka nisur dhe aplikimin për herë të parë i skemës së sigurimit të produkteve dhe investimeve bujqësore, përcjell Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Ai gjithashtu shpjegon edhe rrugëtimin e gjatë të transformimit të institucionit të mikrofinancës në 25 vjet.
Tashmë mijëra fermerë aplikojnë për kredi pranë FED INVEST për të rritur investimet e tyre, duke e parë këtë institucion jo vetëm si bankë të kredive por edhe si siguri të depozitave të tyre.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










