Të tjera
Emina Cunmulaj u apelon shqiptarëve në Mal të Zi: Është e domosdoshme të votoni
Modelja dhe sipërmarrësja Emina Cunmulaj i drejtoi një thirrje shqiptarëve përmes ekranit të Euronews Albania që të dalin në votime në Malin e Zi.
Ajo jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka qenë e pranishme në Tuz për të ushtruar të drejtën e votës.
“Është hera e parë në mënyrë jetike që ekziston mundësia që shqiptarët e të gjitha trojeve të Malit të Zi të kenë disa përfaqësues në parlament, kështu që është e domosdoshme të votojmë. E ndjej veten të domosdoshme të vij disa ditë para pushimeve që të jem këtu saktësisht për votimet dhe vazhdimisht i ftoj gjithë shqiptarët e Malit të Zi të votojnë shqip,” – u shpreh Cunmulaj transmeton albinfo.ch.
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me politikanët dhe i beson vetëm veprave. Siç tha sipërmarrësja nuk ka parë kurrë në 38 vite të punohet dhe të ndërtohen gjëra minimale, por që për shqiptarët e Malit të Zi janë shumë të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër











