Maqedonia
Emri i ri: “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Alexis Tsipras janë pajtuar në Samitin e Sofjes që emri i ri i Maqedonisë, të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit
Maqedonia dhe Greqia kanë arritur marrëveshje sa i përket ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Alexis Tsipras janë pajtuar në Samitin e Sofjes që emri i ri i Maqedonisë, të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, njofton Klan Kosova.
Ilindeni është Dita e Republikës së Maqedonisë. Me këtë marrëveshje që ende nuk është konfirmuar, do t’i hapet rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së BE dhe Aleancën Veri-atlantikem, përcjell albinfo.ch.
Më herët ishte gazeta “Koha” që ka raportuar se ky do të jetë emri i Maqedonisë, derisa më pas është konfirmuar edhe nga disa media tjera vendore.
Përveç “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” opsion kanë qenë edhe emra tjerë si “Maqedonia e Epërme” ose “Republika e Maqedonisë së Shkupit”.
Analisti, Ylber Sela, ka thënë për Zona B direkt nga Sofja se mes Zaev dhe Tsipras është përmbyllur pjesa e parë e finales. “Sot është ditë historike për Maqedoninë pasi interesi i shqiptarëve është që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të hyjë në BE”.
“Janë parë interesat bullgare dhe duhet të shihen edhe interesat e shqiptarëve sa i përket çështjes së emrit”.
Kurse analisti tjetër, Qashif Bakiu, ka thënë se Zaev dhe Tsipras janë përkujdesur që ta mbajnë të fshehtë këtë marrëveshje të arritur e cila sipas tij do të diskutohet edhe në të dy vendet përkatëse.
Ai ka thënë se në rastin e emrit të ri të Maqedonisë edhe historianët duhet ta bëjnë punën e tyre.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













