Kosova
Ende nuk ka vendim përfundimtar për fluturimet nga Zvicra në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër
Do të ketë fluturime nga Zvicra për në Kosovë duke filluar nga qershori ose jo? Kjo pyetje shtrohet gjithandej nga mërgimtarët në Zvicër dhe nga të interesuarit e tjerë, këto ditë kur kemi zbutje të masave ndaj pandemisë, si në Kosovë, ashtu dhe në Zvicër.
Lidhur me këtë shqetësim, albinfo.ch ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Shëndetësisë për gjendjen rreth fluturimeve nga Zvicra në Kosovë. Përgjigjja, në vija të përgjithshme është se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për lejimin e fluturimeve të rregullta.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës, qoftë nga Zvicra, qoftë nga ndonjë vend tjetër. Meqë jemi në kohë pandemie, fillimisht duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen që Minsitria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka dhënë për albinfo.ch.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, duke iu referuar mundësisë së hyrjes në Kosovë nga jashtë, thotë se çështja e kufijve pritet të rivleresohet në fazën e tretë, e cila do të ndodhë gjatë qershorit
“Në Kosovë ka filluar hapja graduale ekonomike, duke nisur me fazën e parë më 4 maj, e cila pasohet nga faza e dytë që nis më 18 maj, Gjatë fazës së tretë ndërkaq, që parashikohet të nisë më 1 qershor është parapare rivleresimi edhe për kufijtë dhe aeroportet. Në bazë të situatës epidemiologjike dhe zhvillimeve të tjera, do të vendoset pastaj për to”, përfundon prononcimi i z. Hoti për albinfo.ch.
Rreth mundësisë së fluturimeve nga Zvicra në Kosovë, gazeta zvicerane “20minuten” ka shkruar dy herë, të enjten dhe të shtunën . “Kosovarët e Zvicrës mund të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre. Por, në mënyrë të kushtëzuar. Të enjten, Islam Spahiu, ministri këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Zvicër, kishte thënë veç tjerash për gazetën në fjalë”: “Ne do të zbusim kufizimet për hyrje, që nga qershori. Operacionet normale të fluturimit mund të rinisin deri më 15 qershor. Gjithashtu mund të vijnë edhe turistët”.
Ndërkaq Spahiu, të shtunën në një deklaratë për po këtë medium ka bërë një plotësim, transmeton albinfo.ch. “E vetmja gjë që aktualisht është duke u organizuar është transporti ajror për qytetarët kosovarë që kanë raste urgjente. Në të njëjtën kohë, po bëhen të gjitha përgatitjet për të filluar rifillimin e fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Një vendim përfundimtar rreth planit të fluturimeve ende nuk është marrë”.
Kosova tashmë ka zbutur detyrimin e karantinës për ata që hyjnë në vend. “Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë vetëm duhet të karantinohen zyrtarisht për një javë në vend të dy javëve sa kanë qenë deri tani”, thotë Spahiu për gazetën zvicerane, transmeton albinfo.ch. Në qershor, kjo masë me siguri do të hiqet. “Supozoj se pastaj do të jetë e mundur të udhëtohet përsëri me makinë”.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA













