Kosova
Endriti dhe Natyra, shqiptarët e parë në Konferencën më të madhe në Botë për Teknologji dhe Siguri
Projekti i tyre i quajtur AIMaL është pranuar për prezantim në Konferencën më të madhe në Botë për Teknologji dhe Siguri që mbahet në gusht, në Las Vegas, SHBA

Endriti dhe Natyra janë dy të rinj nga Kosova që, falë talentit dhe përkushtimit të tyre në profesionin e kibernetikës dhe inteligjencës artificale kanë shënuar një arritje të rëndësishme, në nivel ndërkombëtar.
Drita Shaqiri, nënë e lumtur nga Prishtina shprehet: “me shumë emocion dhe krenari dua të ndaj me ju këtë arritje të jashtëzakonshme të dy fëmijëve tanë, Endritit dhe Natyrës”.
Nga albinfo.ch kontaktuam Dritën për ta përgëzuar për suksesin e fëmijëve të saj dhe mësuam se motër e vëlla, Endrit dhe Natyra Shaqiri të lindur në Prishtinë janë pikërisht shembujt më të mirë të rinisë së shëndoshë që ka Kosova. Endriti dhe Natyra kanë përzgjedhur profesionin e tyre në fushën e informatikës, gjegjësisht në teknologjinë më të re me tëcilën po ecën bota.
Që të dy kanë punuar në një projekt në të cilin investimi i tyre profesional është shpërblyer. Projekti i tyre në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe Inteligjencës Artificiale, i quajtur AIMaL (Artificially Intelligent Malware Launcher), është pranuar për prezantim në Konferencën më të madhe në Botë për Teknologji dhe Siguri – DEF CON 33, me rreth 40,000 shikues për çdo vjet, që mbahet këtë gusht në Las Vegas, SHBA, shkruan albinfo.ch.
Endriti, 24 vjeçar ka të kryer masterin e parë në Universitetin Teknik të Stambollit në drejtimin Inxhinieri e Sigurisë Kibernetike dhe Kriptografi, dhe masterin e tij të dytë në AI (inteligjencë artificiale) në SHBA.
Ndërsa Natyra, 20 vjeçare është duke studiuar për Siguri Kibernetike në SHBA. Së bashku, ata do të prezantojnë dhe ligjërojnë projektin e tyre në Red Team Village një nga skenat më të rëndësishme të DEF CON, ku do të tregojnë se si mund të përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar forma të reja të malware-it dhe si mund të ndërtojmë mbrojtje më të fuqishme kundër tyre.
Endriti dhe Natyra, janë ndër shqiptarët e parë që prezantojnë dhe ligjërojnë në këtë konferencë aq të rëndësishme në SHBA. Kosova mund të jetë krenare me të rinjtë e saj që janë të suksesshëm në fusha të ndryshme anë e kënd botës! Me përkushtim, punë dhe vullnet, tejkalohen jo vetëm kufijtë kombëtarë. Nga Prishtina gjithçka është e mundur për t’i realizuar ëndërrat tona!
E-Diaspora
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe 20 vajza dhe djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër po marrin pjesë në edicionin e Shkollës...
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
SBB përgatitet për ditët me temperatura ekstreme Temperaturat e larta po krijojnë sfida të mëdha për Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB). Në dimër ngrijnë...
-
Vetëvrasjet në Zvicër katërfishohen tek të moshuarit
-
Zvicra frankofone, një tokë e re për ullinjtë
-
Zvicra nuk ka prodhuar kurrë kaq shumë energji diellore
-
Zviceranët jetojnë mesatarisht deri në 84 vjeç, por ata duan të jetojnë deri në 93 vjeç