Kosova

Enver Idrizi u dekorua me medalje, storje suksesi në Kroaci

Bëhet e ditur se në kryeqendrën e Kroacisë, në Zagreb, me organizim të Ambasadës së Kosovës, ambasadori Martin Berisha, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dekoroi me medalje të meritave të veçanta legjendën e karatesë, Enver Idrizi, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në këtë mbrëmje festive ishin shumë personalitete kroate dhe nga ato shqiptare nga e gjithë Kroacia. Idrizi, me modestinë e tij, falënderoi Ambasadorin Berisha dhe stafin e tij. Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, njihet si legjenda e karatesë në Kroaci, tek ne shqiptarët dhe në gjithë globin. Përveç meritave në karate, siç dihet z. Enver Idrizi kontribuoi edhe për çlirimin e Kosovës, jo vetëm, por edhe para pavarësisë, sot e kësaj dite.

Shpirtëbardhësia e tij, model modestie, do të shërbejë për brezat e rinj.