Kalendari
„Eny Cup“, turnir i madh në futboll të vogël në St.Gallen
Në St Gallen të Zvicrës, klubi futbollistik "Dardania" në St.Gallen, më 13 dhe 14 janar 2018, është nikoqir i turneut më të madh ndërkombëtar të futbollit të vogël «Eny Cup»
Në garë do të marrin pjesë 64 ekipe, kryesisht shqiptare. Rreth 600 pjesëmarrës nga të gjitha kantonet e Zvicrës, pastaj të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, do të luajnë për të fituar „Eny Cup“, në një garë që tashmë është bërë tradicionale në Zvicër.
Në qendrën sportive më të njohur „Kreuzbleiche“, në St Gallen, për vendin e parë do të ndahet shpërblimi prej 1 mijë frangash dhe do të zhvillohen 128 lojë.
A do të marrë pjesë në këtë spektakël futbolli edhe futbollistit shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi, i cili luan për Zvicrën, e që është caktuar edhe si ambasador nga “eny Credit”?
“eny Finance” është një kompani zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare. Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. “eny Credit”) janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012. “eny Finance” është e autorizuar direkt nga Autoriteti i Tregut Financiar (FINMA). Edhe diçka, ata te “eny Credit” flasin edhe shqip.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Janar 2018
- Ora17:00
- Data e përfundimit14 Janar 2017 - 22:00
E-Diaspora
-
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t'i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe... -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë Një studim i ri zbulon se përmbytjet ekstreme në Alpet Zvicerane do të bëhen më intensive... -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë -
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut -
Valisi është kantoni i Zvicrës më i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve













