Bota
Erdogan i kërkon Arabisë të tregojë ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbulojë lokacionin ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi.
Erdogan tha se Riadi duhet ta zbulojë edhe identitetin e “bashkëpunuesit lokal”, i cili ka marrë trupin e Khashoggit pasi ai është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Erdogan konfirmoi se prokurori publik i Arabisë Saudite do të arrijë në Stamboll të dielën.
Më 20 tetor, autoritetet saudite kanë pranuar se Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Turqia nga fillimi ka insistuar se ai është vrarë nga disa agjentë sauditë dhe ka thënë se posedon audio-incizime që dëshmojnë krimin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













