CH-Ballkani
Erdogan zotohet për investime miliardëshe në Serbi
Erdogan ka thënë se marrëdhëniet e tanishme tregtare prej 850 milionë dollarësh “nuk mjaftojnë”, sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume
Gjatë vizitës së djeshme në Serbi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zotuar për rritje të invenstimeve dhe tregtisë në këtë shtet. Pas takimit me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet e tanishme tregtare prej 850 milionë dollarësh “nuk mjaftojnë”, sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume.
Turqia tashmë ka ndikim të madh te myslimanët e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Erdogan shpreson se në vizitën e tij dyditore në Serbi, një vend i krishterë ortodoks, do ta zgjerojë rolin e tij në Ballkan. “Bashkë me Serbinë dhe gjithë Ballkanin, ne duam të bëjmë hapa në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.
Erdogan të vizitojë Sanxhakun, rajon i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të zi, me shumicë myslimane.
“Novi Pazari është një urë e miqësisë dhe jo sebep i njësherri të ri”, ne nuk mbështesim asnjë, po asnjë projekt nacionalisht. Ne do të investojmë për integrimin e zonës dhe jo për libanizimin e saj”, tha Erdogan në Konferencën e shtypit.
Në Novi Pazar ndodhen një sërë fabrikash të llojit fason me pronar turq, por që prodhojnë me cilësi shumë të lartë. Në këto fabrika, porositësit nuk janë tjetër veçse gjigandët e Alta Moda si Armani, Versace, Hugo Bos, etj. Dhe e rëndësishme është që rrogat e punonjësve dhe kushtet e punës nuk janë të nivelit të fasonëve tek ne.
Erdogan ka marrë me vete një grup të madh biznesmenësh që pritet të zgjerojnë investimet. Be
ogradi ka shfaqur entuziazëm të madh dhe madje vetë Vuçiç ka premtuar që të ulë taksat dhe barrën fiskale, vetëm që Ankaraja të investojë që muslimanët e Sanxhakut të kenë investime dhe të rritet punësimi, në mënyrë që edhe pakënaqësia e njerëzve të mos ushqehet.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














