Sporte Luftarake
Erzen Rustemi kërkon ta mbrojë titullin Kampion Bote WBF-GBU
Erzer Rustemi, kampioni aktual i botës i boksit në kategoritë WBF dhe GBU me 8 Dhjetor, në Zagreb të Kroacisë do të lufton për t'i mbrojtur këta tituj, njofton Albinfo.ch.
Rustemi thotë se përballja me kundërshtarin e tij, Victor Ramirez-in do të jetë më e vështira në boksin profesional për te.
“Ka muaj që kam kërkuar dhe kam qenë në pritje të sfiduesit tim të radhës për ti mbrojtur titujt e kampionit të botës në pesha të rënda të boksit profesionist – WBF dhe GBU.
Organizatorët e ndeshjeve të mia, WBF dhe GBU në bashkpunim me Team Sauerland, pas interesimeve të parreshtura, më në fund kan vendosur që, më 8 dhjetor 2018, në Zagreb të Kroacisë, të përballem me boksierin e njohur në arenat e boksit botëror, Victor Emilio Ramirez, i cili ka qenë kampion bote në WBO, dy herë si dhe një herë edhe në IBF deri në 91 kg. Për mua, dueli me Victorin, do të jetë përballja më e vështirë deri tash në boksin profesionist. Pavarësisht statistikave, unë gjatë gjithë kësaj kohe, nga 23 prilli I këtij viti e këndej, kam qenë në pritje dhe I përgatitur për çfardo përballje. Besoj fuqishëm se do ta tejkaloj edhe këtë sfidues dhe do ta mbrojë për herë të tretë titullin e fituar para dy vitesh (WBF), dhe për herë të dytë (GBU)”, thotë boksieri i peshave të rënda, gjilanasi, Erzen Rustemi.
Ai pret që në Kroaci të ketë përkrahjen e shumë tifozëve shqiptarë
“Në Kroaci e në Slloveni ka shumë Shqiptarë, të cilët do të vijnë për t’më mbështetur. Unë, pres mbështetjen e tyre dhe iu premtoj se do të angazhohem maksimalisht për t'ia tregur vendin 'Tyson-it' të Argjentinës”, përfundon Erzen Rustemi.
Boksieri 35 vjeçar nga Zhegra e Gjilanit, Erzen Rustemi në boksin profesional ka zhvilluar 13-të ndeshje dhe të gjitha i ka fitore. Rustemu jeton dhe vepron në Burgdorf të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë